Infantino: Botnori të bahet me 48 përfaqësuese, merrni shembull Shqipninë

Gianni Infantino (46) ka paraqitë para këshilltarëve projektin ‘Fifa 2.0′, por shumica e gazetarëve ishin të interesuem për Botnorin 2026 nëse ka me u organizue me 40 ose 48 kombëtare nga 32 që asht tash.

“Zanat janë pozitivë në lidhje me shtimin e kombëtarëve në Botnorin 2026″, thotë Infantino para këshilltarëve të FIFA, “por para vendimin përfundimtar në Kallnor, duhet ta analizojmë çashtjen imtësisht.

”Simbas presidentit kjo kishte me qenë ma atraktive mbasi me kualifikimin e shteteve për në Botnor, ka eufori të tifozerive respektive nga Tetori deri në Qershor të vitit të ardhshëm. “Siç ishte me Shqipninë dhe Islandën gjatë Europianit.”

Cilësia nuk përkeqësohet

Edhe pse shumica e trajnerëve janë kundër shtimit të përfaqësuesve në Botnor, për shkak se ul cilësinë e përballjeve, nuk mendon kështu edhe kreu i FIFA, Gianni Infantino.

“Kqyreni Italinë dhe Anglinë, gjatë Botnorit 2014 janë eliminue nga Costa Rika. Mandej kemi me pasë shumë përballje play-off, që kishte me i elektrizue ma shumë shtetet pjesëmarrëse.”