Infantino ia ban bajat Serbisë: FIFA ka vendosun, badihava e keni

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ia ka ba totalisht bajat Serbisë dhe përfaqësuesit të Federatës së Serbisë në kongresin e 66-të të FIFA-s, ku u pranue Kosova.

Kosova u pranue me 80 për qind të votave në FIFA. Dhe, para këtij vendimi të madh, ishte përfaqësuesi i Serbisë, ai që ka kritikue ashpën këtë gja. Por, me kur përfundoi fjalimi i tij, ka reague presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

“I nderuem përfaqësues i federatës Serbe. Të gjithë kanë të drejt me luejt futboll. Për këtë, në fund vendos FIFA dhe kongresi i saj, dhe jo ju”, u shpreh Infantino.

Kështu, përfundimisht, Serbia dhe përpjekjet e saj kundërshtuese marrin goditjen e nokatutit.