Infantino në telashe, qe pse mundet me u shkarkue nga FIFA

Aventura e Gianni Infantino si President i FIFA’s mundet me u mbyllë shumë shpejt.

Kryetari i futbollit botnor mundet me u shkarkue nga posti që mban, mbasi akuzohet se ka ba disa veprime të palejueshme.

Gazeta gjermane “Die Welt” thotë se nji lëvizje e tillë mundet me ardhë mbas daljes në dritë të disa email’ave sekrete. Po kjo gazetë thotë se ka dyshime se Infantino ka marrë disa dhurata nga nji firmë e mirënjohun e veshjeve sportive.

Nëse informacionet vërtetohen, Infantino ka me u përjashtue nga FIFA dhe ka me marrë nji denim të randë.