Inter-Chelsea, a po bahet shkëmbimi i madh?

Ekipi i Interit nuk njeh limite në merkato mbasi po mendon me i marrë shërbimet e mesfushorit të njohun Cesc Fabregas.

Mbas ardhjes së Joao Mario dhe Gabigol, zikaltërit deri tash në merkato kanë shpenzue plot 118 milionë euro, por nuk mendojnë të ndalen me kaq.

Simbas La Gazzetta dello Sport, mbs këtyne dy blemjeve i sakrifikuemii ka me qenë mesfushori Marcelo Brozovic.

Ekipi i Chelsea ka kërkue nji shkëmbim Cesc Fabregas-Brozovic dhe 10 milionë euro plus nga ekipi italian.

Oferta asht tue u shqyrtue nga ekipi milanez dhe së shpejti pritet nji përgjigjeje zyrtare.