Inter gjen zavendësuesin e Handanovic

Inter tue u interesue për portierin e Genoas, Mattia Perin.

Samir Handanovic mundet me qenë tue luejt edicionin e tij të fundit në Inter, mbasi për te po interesohet ekipi i Chelsea, bile asht shumë afër me ju bashkue sepse Conte e dëshiron me çdo kusht.

Inter tashma asht në kërkim të nji portieri të ri dhe ai mundet me qenë italiani i Genoas, Mattia Perin, shkruen Mundo Deportivo.

Perin ka kalue nji edicion të shkëlqyeshëm në Genoa, por nji lëdim i randë që pësoi ka ba që ai me humbë mundësinë me qenë pjesë e Italisë në Euro 2016.