Inter prezenton Gabigolin, këto janë fjalët e para si zikaltër

Sulmuesi i talentuem brazilian asht prezentue sot nga ekipi italian Inter, teksa në prezentimin e tij para medieve ka kallxue se Interi ka qenë gjithmonë zgjedhje e tij e parë, mbasi ka tifozët ma të mirë dhe asht ekipi ma i madh në Itali.

“Interi gjithmonë ka qenë opcioni im i parë, nji ekip me lojtarë të mëdhaj, trajner të madh dhe nji shoqni e madhe. Ajo që për mue tash asht e randësishme asht me luejt, të ndihmoj shokët e ekipit dhe të fitoj”, deklaroi Gabigol gjatë prezentimit të tij.