Inter veç barazim, trajneri De Boer fjalë të randa ndaj yllit të ekipit

Trajneri i Interit, Frank De Boer asht rrëfyer menjiherë për gazetarët për zavendësimin e Geoffrey Kondogbia në minutën e 28’të ndeshjes me mesfushorin Asane Demoya Gnoukuri.

Kondogbia nuk u lëndue, por u largue vetë nga trajneri holandez përshkak të paraqitjes së dobët, tue pasë faj edhe në gollin e pësuem.

“Zavendësimi i Kondogbias? Kur nji lojtar nuk merr vesh, atëherë ai duhet të largohet nga loja”, u shpreh De Boer.