Interi ban dy goditje të mëdha mbrenda nji dite

Dy goditje të mëdha mbrenda pak orëve, Interi doket se po tejkalon çdo parashikim, tue arritë të afrojë dy emna shumë të lakuem në merkaton e futbllit europian.

Braziliani Gabigol dhe portugezi Joao Mario mbërritën në Milano ku kanë me veshë zyrtarisht fanellën e ekipit zikaltër, edhe pse gjatë orëve të ardhshme kanë me u zbradhë shumë detaje në lidhje me kontratat e tyne.

Rreth 70 milionë Euro, kjo asht shuma që ka me pague shoqnia italiane për me i fitue shërbimet e dy lojtarëve, nji sinjal i randësishëm ky se, në “Apiano Gentile” ujnat po lëvizin mbas transferimit të akcioneve në duert e kinezëve që kanë vendosë të investojnë shuma të randësishme për me rikthye lavdinë e dikurshme.