Interi ban goditjen e madhe që mban çmimin 45 milionë euro

Goditja e madhe e Interit në merkaton e kësaj vere mban emnin e Joao Marios.

Mesfushori portugez, i cili ishte nji nga zbulimet e Euro 2016 dhe që në fund fitoi Kampionatin Europian me përfaqësuesen portugeze mundet me u konsiderue praktikisht nji futbollist i Interit.

Drejtuesit e ekipit italian kanë arritë marrëveshjen me presidentin e Sporting, Bruno de Carvalho për me ba të mundun transferimin e 23-vjecarit në San Siro.

Asht Joao Mario dhurata e parë e pronarëve kinezë të Interit për trajnerin e ri, holandezin Frank De Boer. Lajmi për kalimin e Joao Marios te Interi fillimisht u ba i ditun nga prestigjozja italiane Gazzetta Dello Sport, ndërsa disa orë ma parë gjithcka u konfirmue edhe nga mediat portugeze.

Kartoni i Joao Marios u ka kushtue arkave të Interit plot 40 milionë Euro plus 5 milionë të tjera në formë bonusesh për nji total prej 45 milionë Eurosh.

Joao Mario asht goditja e tretë e radhës nga Interi mbas atyne të Ever Banega dhe Antonio Candreva.

Joao Mario me Interin ka me nënshkrue nji kontratë 5-vjecare nga e cila ka me përfitue 3 milionë euro në sezon.