Interi don me i ba dam Milanit. Qe arsyeja!

Milan ende nuk e ka të sigurtë vendin në Europë, mbasi për me shkue atje duhet me blindue pozitën e gjashtë, të cilën deri dje e kishte Sassuolo, që t’dillën e luen ndeshjen e vet në udhëtim te Frosinone, kurse Inter me fitoren 2-1 ndaj Empolit e ka sigurue vendin në Europa League direkt pa luejt ndeshje barazhi.

Në xhiron e fundit Inter ka me luejt me ekip të dytë, me t’rijtë, mbasi Perisic dhe Handanovic janë të skualifikuem, për shkak të kartonëve të verdhë. Icardi asht lëndue dhe vështirë se ka me luejt, kurse pjesa tjetër e skuadër, ndoshta nuk ka me qenë prezente në duel kundër Sassuolos, që nëse fiton të dillën dhe ma vonë kundër Interit, ka me luejt në Europa League, tue lanë jashtë Europës Milanin.

Megjithatë, Milani ka edhe nji rast tjetër për me shkue n’Europë, por që edhe aty ka me pas vështirë. Kjo, për shkak se, Milanit i duhet me e mposhtë Juventusin në finalen e Kupës së Italisë. Ndeshja ka me u zhvillue t’shtunën e 21 Majit, në stadiumin olimpik të Romës. /Rrokum.TV