Ironia e mediave të hueja dhe shpërthimi shqiptar kundër UEFA’s

“Pritje me tepih të kuq, nji udhëtim me autobus të hapun, çelësi i qytetit për kapitenin, 1 milion euro bonus dhe emnat e tyne të skalitun në stadiumin e ri të kombëtares. Mund të doket i çuditshëm ky shpërblim për daljen nga grupi, sidomos kur ke shënue veç nji goll, por në Shqipni, kombëtarja u pritën si heroj”.

Kështu shkruen BBC për pritjen që ju ba kombëtares së Shqipnisë.

Daily Mail e vazhdon ironinë.

“Anglia sigurisht duhet me shkue shumë ma larg përpara se me marrë të njajtin trajtim”.

Mediat gjermane thonë se pamvarësisht kësaj pritje, shqiptarët po ndjehen si viktima të Europianit.

Ato i referohen deklaratës së futbollistit shqiptar, Mërgim Mavraj për gazetën gjermane FAZ.

“Jemi dridhë për tre ditë përpara televizorit. Kjo nuk ka kuptim, që të bahen të tilla krahasime”.

“Na kemi luejtë kundër Francës dhe Zvicrës, të tjerët luejtën me kundërshtarë ma të dobët. Po ashtu, ata e dinin se si duhej me luejtë që të na parakalonin neve. Ky asht shtrembnim i konkurrencës,” tha Mavraj.

“Turqit në atë ndeshje të Diellen e dinin që duhej me fitue 2-0. Pra e dinin që u duhej edhe nji goll. Nuk asht as normale që në nji garë me i ba dy ndeshje të këqija, mandej me ba nji ndeshje të mirë për me kalue ma tej”.

2-221 3-222

shqipnia 1