Ish-futbollisti anglez rrëfen tmerrin: Trajneri më përdhunonte…

Opinioni sportiv dhe ai publik në Britani asht tronditë nga intervista dhanë në BBC e nji ish-futbollisti anglez, i cili ka deklarue se asht përdhunue për vite me radhë nga ish-trajneri i tij, që kur nisi karrierën si futbollist me grupmoshat.

43-vjeçari Andy Woodward ka zbulue publikisht se qysh trajneri i tij pedofil, Barry Bennell, i dënuem tashma për raste të ngjashme abuzimi me fëmi, e ka përdhunue atë për 4 vjet rresht.

Ish-mbrojtësi i Sheffield United, Andy Woodward, ka kallxue tmerrin që ai ka përjetue nga trajneri i tij kur filloi karrierën me të rijtë e ekipit Stockport, nji makth që ka zgjatë prej tre dekadash. Ai thotë se “po flas këtu edhe për qindra fëmi të cilët trajneri i zgjidhte me dorën e vet nga ekipet e grupmoshave, të cilët tashma janë të rritun dhe munden me jetue me këtë makth të tmerrshëm”.

Na, shton ai, kemi pa se sa të guximshëm janë kallxue ata që u abuzuen nga Jimmy Savile, ish-prezentuesi i BBC, por në botën e futbollit asht ende ma e vështirë me folë, deklaroi ish-futbollisti anglez.

Ish-trajneri Bennell asht burgosë me 9 vjet burg në vitin 1998, mbasi pranoi abuzimin me djem dhe të ri, disa 9-vjeçarë, gjatë dy dekadave që ka qenë trajner. Ndërkohë, para nji vjeti atij ju dhanë edhe dy vjet të tjera burg për abuzimin me nji djalë 12-vjeçar.