Ish-futbollisti i Shqipnisë l’shon “bombën” për Taulant Xhakën

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Arjan Peço, l’shon “bombën”. Ai mendon se nga kuqezijtë ka me pasë largime futbollistësh, në mesin e të cilëve ka me qenë edhe Taulant Xhaka.

Arjan Peço, i ftuem në emisionin sportiv “Procesi Sportiv”, mendon se Taulant Xhaka me siguri nuk mundet me vazhdue me qendrue te Shqipnia dhe mendon se mundet me u largue për me u aktivizue te Kombëtarja e Kosovës.

“Unë mendoj se nga Kombëtarja ka me u largue Taulant Xhaka. Ky asht mendimi im, ose ndoshta mundemi me quejtë nji hipotezë. Mbas historive që ndodhën në këtë Europian, mundet me pasë zhvillime”, ka thanë Peço tue i befasue tanë.

E thanë nga 41-vjeçari Peço, kjo deklaratë tingëllon shumë e besueshme, sepse ai e njeh mjaft mirë Taulant Xhakën dhe temperamentin e kosovarit.

Peço asht trajner i të rijve të Baselit dhe sigurisht që e ka njoftë nga afër mesfushorin kuqezi. Ma parë, ish-mesfushori asht aktivizue me Kombëtaren shqiptare për 13 ndeshje.