Ish futbollisti kosovar me ironi: “Kërkoj përjashtimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA”

Debati për nji kombëtare apo dy, tashma ka vërshue rrjetet sociale.

Nji deklaratë së fundi ka ardhë nga ish-futbollisti kosovar, Ridvan Hashani, i cili me ironi ka kërkue përjashtimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA.

“Tue kqyrë emisionin Opinion ne TV Klan, fillova te mendoj që pranimi i Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA qenka ma e madhe se Pamvarësia e Kosovës”.

“Mendoj që dikujt i paska djeg aq shumë pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA, andaj e lus Fadil Vokrrin që të kërkojë nga FIFA dhe UEFA përjashtimin e Kosovës nga UEFA dhe FIFA”