Ish futbollisti shqiptar dënohet në Austri me 10 muej burg për trukim ndeshjesh

Mbas skandalit të trukimive që ndodhi dy vjet ma parë në Austri, nji Gjykatë në Vjenë ka dhanë vendimin për këtë çashtje.

Simbas medieve austriake asht dënue për pjesëmarrje në afera dhe shit-blemje ndeshjesh edhe nji ish-lojtar shqiptar që nuk i bahet i ditun emni, por vetëm ditëlindja. Ish-futbollisti shqiptar i datëlindjes 1970 asht dënue me 10 muej burg dhe 1200 euro gjobë.

Shqiptari asht me banim në Gjermani dhe ka marr pjesë në trukimin e disa ndeshjeve në kampionatin austriak.