Ish sulmuesi shqiptar kritikon Kosovën

Ish sulmuesi shqiptar Ronaldo Luçi, largimin e futbollistëve kuqezi drejt përfaqësuese së Kosovës e cilëson si nji ndamje mes Shqipnisë dhe Kosovës dhe ky fenomen asht tue ardhë nga federatat e të dyja palëve për t’i rrëmbye lojtarët njana-tjetrës.

Ish-sulmuesi i Vllaznisë ka thanë se ndalimi i flamurit kuqezi në ndeshjen e Kosovës me Kroacinë në Shkodër kishte me përba nji precedent me pasoja përtej futbollit dhe kishte me thellue edhe ma tej ndamjen.