Ish trajneri i Shqipnisë parandien diçka të keqe që ka me ndodhë në Euro 2016

Ish trajneri i Shqipnisë, Otto Baric ka marrë nji ftesë nga FSHF, ashtu si ish-trajnerat e tjerë të ekipit kuqezi, për me qenë në Francë si nji prej të ftuemve të institucionit të futbollit shqiptar.

Megjithatë, trajneri 82-vjeçar nuk ka me udhëtue drejtë Francës. Ai frigësohet se në shtetin francez munden me ndodhë sulme terroristë gjatë Euro 2016.

“Unë kam marrë ftesë nga Shqipnia, Kroacia dhe Austria, megjithatë nuk mundem me qenë në Francë. I falenderoj të tri federatat për ftesën që ma kanë ba. Kam frigë se ka me ndodhë diçka e keqe”, ka deklarue Baric gjatë nji interviste për gazetën kroate, Jutarnji.

“Unë e di se shteti francez ka me ba gjithçka që kjo mos me ndodhë, por unë mendoj se në Francë ekziston nji rrezik i madh”, ka theksue ish trajneri i Shqipnisë.