Ish ylli i Shqipnisë i gatshëm me luejt për Kosovën

Armend Dallku ka folë rreth mundësisë së angazhimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Armend Dallku ka mohue se ka bisedue apo se e ka refuzue Albert Bunjakin e FFK’në rreth mundësisë së angazhimit në Përfaqësuesen e Kosovës.

Ish-mbrojtësi i Shqipnisë konsideron se mosha e tij nuk mundet me i kontribue Kombëtares kosovare, shkruen sot gazeta Zëri.

Por, Dallku i tha “Zërit” se nëse FFK’ja dhe Përfaqësuesja e Kosovës shohin te ai ndonji ndihmë, asht i gatshëm me ju ofrue atë në çfarëdo forme të mundshme, qoftë në fushë apo edhe jashtë saj.