ISIS, kërcënim serioz për Lojnat Olimpike

Agjencia e Inteligjencës Braziliane tha të Martën se po hetonte të gjitha kërcënimet për Lojnat Olimpike “Rio 2016” të muejit të ardhshëm, mbasi nji grup ekstremistësh vendas nga u zotuen për besnikni ndaj Shtetit Islamik (ISIS) ma pak se tre javë para Lojnave.

Grupet e inteligjencës që monitoron internetin raportuen se nji grup që e quen veten “Ansar al-Khilafah Brazil” ka publikue mesazhe propagandistike të Diellën në Arabisht, Anglisht dhe Portugalisht.

Autoritetet braziliane rritën masat e sigurisë mbas masakrës me kamion në Nice javën e kalueme, tue planifikue postblloqe kontrolli të matejshme në Rio de Janeiro.