Islanda pritet si me fitue Europianin. Fantastike!

Pamvarësisht humbjes 5-2 ndaj Francës, 10 mijë njerëz në sheshin e kryeqytetit të Islandës janë tue festue dhe pritë herojtë e Kampionatit Europian.

Tifozët e Islandës e kanë fitue Europianin e tyne, me atmosferën që kanë sjellë në Euro 2016, si nga stadiumet, si nga rrugët e Francës e po ashtu edhe me atë që kanë ba në kryeqytetin e tyne, Reykjavík.

Nji përfaqësim i mrekullueshëm i Islandës ka ngjallë nji reagim të madh ku mija njerëz po presin lojtarët, të cilët ishin befasia ma e bukur e këtij Europiani.