Ismail Kadare e Dritëro Agolli me mesazhe për Shqipninë në Euro 2016

Dy personalitete të shqueme të kulturës shqiptare, shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, kanë dhanë mesazhet e tyne në mbështetje të ekipit kombëtar të Shqipnisë, vetëm pak ditë para fillimit të “Euro 2016”.

Shqipnia ka me marrë pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian, që zhvillohet në Francë, dhe dy kolosët e letrave shqipe kanë dhanë vlerësimet e tyne, ndërsa kanë folë edhe për lidhjen mes kulturës dhe sportit.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, u ka dhanë Kadaresë dhe Agollit nga nji fanellë të personalizueme të Kombëtares Shqiptare me nr.1.