Istogu fitoi pastër ndaj Llapit

Nji tjetër fitore e Istogut në shpi, nji tjetër shpresë për mbijetesë, nji tjetër zhgënjim për Llapin. Istogu shfrytëzoi edhe njiherë fushën e vet për me i fitue edhe tri pikë të reja, të cilat nuk asht se munden me i krye punë shumë, por shpresa vdes e fundit, thonë në shpinë e Istogut.

Nga nji goll në dy pjesë për Istogun, që kaloi në epërsi përmes Selim Bajramajt, ndërsa gollin e dytë e shënoi Agron Bruqi mbas nji gabimi në mbrojtjen e llapjanëve.

Istogu tash ka 24 pikë sa edhe Vushtrria e fundit, apo vetëm 4 ma pak se Prishtina, ndërsa Llapi mbetet në kuotën e 40 pikëve dhe pozita e katërt në tabelë.