Italia dhe Chelsea marrin frymë lirshëm, Conte shpallet i pafajshëm

antonioconte

Kjo e sotmja ka qenë nji ditë e randësishme për Antonio Conten, për sa i takon çashtjes së trukimit të ndeshjeve.

Trajneri i Italisë dhe ish-trajner i Sienas, asht shpallun i pafajshëm nga Gjykata e Kremonës në përfundim të procesit me procedurë të përshpejtueme me arsyetimin se nuk ka ba asnji shkelje.

Prokurori Di Martino kishte kërkue gjashtë muej burg për teknikun. Conte akuzohej për mashtrim sportiv në periudhën kur drejtonte ekipin toskan.

“Ma në fund pozicioni i tij asht kjartësue, por na kemi pas gjithmonë besim tek ai”, ka ba të ditun në nji komunikatë për shtyp, presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavvechio.

“Tani jemi të gjithë të përqendruem tek Europiani”.