Italia fiton Euro 2016 me… ‘like’ dhe ‘follower’. Tanë po çmenden për Italinë!

Italisë, simbas specialistëve i mbetet edhe nji pengesë për me u shpallë kampione për të dytën herë në historinë e vet, kampione e Europës. Por, deri atëhere kanë me u dashtë edhe 3 ndeshje. Ndërkohe, Italia e ka shënue nji fitore jo të vogël në raport me mënyrën si funksionon bota sot, edhe sporti bile.

Në aspektin e rrjeteve sociale po flasim.

Italia mbas fitores me Spanjën, asht kombëtarja që ka ma shumë mesazhe dhe ndjekës në rrjetet sociale që janë në total diçka ma shumë se 600 mijë ndjekës të rij.

Simbas firmës analitike gjermane ResultSports, komuniteti Vivo Azzurro (hapsina qe i kushtohet posaçërisht kombëtares italiane) asht në maje të grupeve që ndiqen, me nji total prej 619, 649 ndjekës të rij nga tana platformat. Italia len mbas në këtë pikë Francën, Gjermaninë e mandej Anglinë.

Sa i takon plaftformave individuale, raportohet se Italia ka pasë nji rritje prej 413.220 ndjekës të rij në Facebook, 112.253 ndjekës në Instagram, 55.129 të rij në Twitter dhe 28.535 ndjekës në YouTube. Tanë po çmenden për Italinë, rrjetet sociale doket se e konfirmojnë qartë këtë.

italia-like