Italia s’gjen paqe, lëndohet edhe nji mesfushor

Për kombëtaren italiane të futbollit dhe trajnerin e saj Antonio Conte doket se nuk kanë me përfundue problemet.

Këtë radhë, ai që ban me dhimbje kreje stafin teknik të Italisë asht Riccardo Montolivo, i cili ka shfaqë sërish probleme në pulpën e kambës dhe tashma rrezikon jashtë mase me humbë Europianin e Francës.

Mesfushori i Milanit, që e pati këtë shqetësim edhe në Kupën e Italisë, u detyrue me u ndalë sërish në seancën stërvitore para sfidës me Skocinë, që në fund u fitue 1-0 nga “Azzurri” me goll të Pele.