Italiani Pelle e thenë nji rekord

Sulmuesi Graziano Pelle, u transferue te ekipi kinez Shandong Luneng, te e cila ka me i përfitue 16 milionë euro në sezon.

Kjo e ban atë futbollistin italian me pagën ma të madhe në histori, shkruen Marca.

Para tij, këtë epitet e gëzonte Christian Vieri me 7.5 milionë euro pagë vjetore.

Pelle asht futbollisti i gjashtë ma i paguem në botë, ndërsa para tij ndodhen veç yjet Ronaldo, Messi, Hulk, Neymar dhe Ibrahimovic.