Italinë apo Shqipninë? Për kend asht vajza e De Biasit në Europian!

Chiara Sofia De Biasi, e bija e trajnerit italian të kombëtares sè Shqipnisë Gianni De Biasi ka dhanë nji intervistë në prag të debutimit të Shqipnisë në Europian, e cila asht publikue në rrjetet sociale edhe nga vetë trajneri i kuqezijve.

“Me baben tim kam nji lidhje të veçantë, kur isha e vogël ai ishte shpesh larg me punë dhe menxi kam pritë që me ardhë dita e Hane (dita e pushimit mbas ndeshjes të së Dielles), kur baba kthehej në shpi dhe qëndronte me mue dhe nanën”.

Në pyetjen se për kend ka me qenë në Europian, vajza e trajneri italian të Shqipnisë thotë:

“Natyrisht për Shqipninë, edhe pse ka me simpatizue Italinë, tue qenë se janë në grupe të ndryshme! Forza Shqipnia!”