James Rodriguez largohet nga Reali, qe ekipi i ri

Mesfushori i Real Madridit, James Rodriguez ka me u largue nga Santiago Bernabeu në fund të këtij sezoni.

Kolumbiani ka ra n’sy të keq me Zinedine Zidane këtë sezon, i cili u mundue gjatë tanë kohës me fitue nji vend në formacionin e tij të parë.

24-vjeçari asht i vendosun me u largue nga Real Madridi dhe ekipi i tij i ardhshë pritet me qenë Manchester United.

Raportet e fundit tregojnë se, agjenti i tij Jorge Mendes ka arritun me sigurue nji marrëveshje me Manchester Unitedin, ku klubi i “Djajve të kuq” duhet me pague 60 milionë funta.

Mesfushori i talentuem ka kontratë me Realin deri në vitin 2020, por doket i vendosun me u largue n’drejtim të Anglisë.