Jamie Vardy krijon polemika te anglezët

Në futbollin anglez nuk i pëlqejnë asnjiherë simulimet dhe sjelljet antisportive, pak randësi ka nëse kjo asht në të mirë të kombëtares.

Pikërisht për nji rast të përsëritun të bomberit të përfaqësueses ishullore, kanë vërshue kritikat, në nji moment, kur mediat dhe tifozët duhet me mbështetë ekipin e Roy Hodgson për Europianin 2016.

Jamie Vardy ka përfundue në shënjestrën e kritikëve për penalltinë e fitueme në ndeshjen miqësore që Anglia fitoi ndaj Turqisë.