Januzaj drejt ekipit të njohun italian

Me ardhjen e Jose Mourinhos në krye te Manchester United, Adnan Januzaj sezonin e ardhshëm pritet mos me pasë hapësina dhe për këtë arsye po mendon largimin nga ‘Old Traford’.

‘Special one’ në pozicionin e Januzaj preferon së tepërmi transferimin ma të fundit, Henrik Mkhitaryan, raporton ‘Calciomerkato’.

Simbas web’it italian, Inter ka gati nji ofertë për belgun mbas vështirësive që po kalon me transferimet e Joao Mario dhe Antonio Candreva.