Januzaj i ka thanë PO Kosovës

Pranimi i Kosovës në UEFA e FIFA, ka hapë dyert për shumë futbollistë shqiptarë që me ardhë dhe me luejt për Kosovën. Nji gja të tillë asht afër me ba edhe ylli i Manchester United, Adnan Januzaj.

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, ka konfirmue se mesfushori kosovar i Manchester United, Adnan Januzaj, asht i gatshëm që me përfaqësue Kosovën.

“Adnani ka shprehë dëshirën që me luejt për Kosovën, edhe publikisht edhe privatisht”, theksoi Salihu.

Salihu, gjithashtu ka ba të ditun se, Januzaj ka me ju bashkue Kosovës mbasi ta merr lejen nga FIFA.