Januzajt i humb durimi me Mourinhon. Ky asht ultimatumi i tij!

Adnan Januzaj dëshiron me ditë sa ma shpejtë nëse asht në planet e Jose Mourinhos.

Adnan Januzajt i ka humbë durimi. Kosovari me shtetësi belge kërkon që trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho me vendosë sa ma shpejt nëse ka me llogarit në të apo jo.

Tabloidi anglez “The Sun” shkruen se Januzaj pritet me zhvillue nji takim me Mourinhon këtë javë dhe kërkesa e lojtarit nga Istogu asht: Ose me qenë pjesë e formacionit bazë, ose ai ka me u largue nga ekipi.