Japonezët e fitojnë tenderin. Qe si do doket “Camp Nou” mbas renovimit

Japonezët e fitojnë tenderin, ja se si do të duket “Camp Nou” pas renovimit (Foto)
Njana nga kompanitë ma të fuqishme në botë të ndërtimit, ajo japoneze ” Nikken Sekkei” e ka fitu tenderin për renovimin e “Camp Nout”.

Stadiumi i ri i Barcelonës do të ndryshoj plan mbas renovimit dhe pritet të bahet stadiumi ma lluksoz në botë.

Raportohet se stadiumi do të ketë ndryshime të mëdha ndërsa numri i shikuesve do të rritet në 105 mijë tifozë.

“Camp Nou” i ri do të fillojë ndërtimin në Maj të vitit 2017 dhe do të përfundojë në Fror të vitit 2022.

Punimet nuk pritet që ta pengojnë asnjiherë skuadrën dhe se ekipa nuk do të detyrohet të ndryshojë asnjiherë ambient.