Jo veç Shqipnisë, Kosova gati me i marrë lojtarë edhe Turqisë

Gjetja e lojtarëve me origjinë shqiptare për me luejtë me kombëtaren e Kosovës ka shkue shumë thellë në rrajt’ e historisë.

Kombëtarja e Kosovës ka kthye vështrimin nga Turqia për me sigurue lojtarë cilësorë që munden me veshë fanellën e kaltër të ekipit ma të ri në Europë.

Mbas sigurimit të lojtarit të Besiktasit, Nexhip Ujsal, trajneri Bunjaki ka kërkue nji tjetër talent turk në ekipin e tij. Bunjaki ka thanë për mediat turke se asht i interesuem për lojtarin Serdar Azis.

“Na e duem Necipin, por kjo nuk asht e limitueme. Na besojmë se fanellën e Kosovës munden me veshë edhe shumë lojtarë tjerë nga Turqia. Na duem që fanellën e Kosovës me veshë edhe Serdar Aziz nga Kosova. Na kemi me u takue edhe me Federatën Turke të Futbollit edhe me lojtarët që duem. Tanë janë të mirëseardhun, por së pari të presim mbylljen e EURO 2016”, ka deklarue Bunjaku për mediat turke.

Serdar Aziz asht 25 vjeçar. Në 137 ndeshje me Bursasporin ka shënue 7 golla, dhe falë paraqitjeve të mira asht transferue këtë verë në Galatasaray.

serdar-aziz