Joshua ka nji dëshirë speciale

Anthony Joshua pritet me qenë sportisti me përfitimet ma të nalta në histori në vitet e ardhshme, ndërsa parashikohet se ai ka me dominue kategorinë e randë të boksit profesionist.

Por, anglezi tashma ka ba edhe planet për paraqitjet e tij para se të pensionohet.

Joshua ka jetue në rininë e hershme në Nigeri për disa vjet, para se të kthehej në Angli, por dëshiron me nderue Afrikën, gja që e kishte ba dhe Muhamed Ali.

“Njerëzit kanë vnue rekorde, të cilat i kanë ndjekë të tjerët, dhe mendoj se kishte me qenë madhështore, sepse Muhammed Ali e ka ba, e ai asht njani ndër kampionët ma të mëdhej”, tha Joshua.

Muhamed Ali e kishte mposhtë George Formenain në duelin historik të vitit 1974 në Kongo.

“Kishte me qenë madhështore, dikur në karrierën time. Edhe nëse asht ndeshje me karakter revyal kundër Klitschkos, mbas 10 vjetësh” u shpreh ai.

Shperndaje në: