Juventus afër transferimit të këtij mesfushori

Juventus po ka probleme të theksueme në mesfushë deri tash gjatë këtij sezoni.

Dhe, kjo ka detyrue “Bianconerët” që me hy në treg në kërkim të nji përforcimi të ri.

Andaj, kampioni i Serie A i asht kthye nji objektivi të vjetër, Axel Witsel.

Mesfushori i Zenit St Petersburg mundet me u transferue në Juventus mbas rihapjes së afatit kalimtar në Kallnor, raportojnë mediat italiane.