Juventus arrin marrëveshje për yllin e PSG

Juventus-Matuidi tashma asht veç çashtje orësh.

Mesfushori i Paris Saint Germain dëshiron me çdo kusht të zbarkojë në Torino dhe bardhezijtë kanë me i derdhë 30 mln Euro në arkën e parisienëve për me ba goditjen e dytë të madhe në mesfushë mbas afrimit të Miralem Pjanic.

“L’Equipe” shkruen se 4 milionë Euro të tjera shkojnë për francezët në bazë të bonueseve.

Tashma mbetet vetëm për me u arritë marrëveshja me lojtarin, mbasi te Paris Saint Germain, Matuidi përfiton 9 mln Euro në sezon, nji shumë e pakonceptueshme për kampionët e Italisë.