Juventus fiton edhe Kupën e Italisë

Momenti i artë vazhdon. Në Itali ka vetëm nji ekip dhe ai asht Juventus’i.

Mbas titullit të 5-t kampion radhazi në Serinë A, bardhezijtë e Allegrit banë të tynin edhe trofeun e Kupës së Italisë, mbasi mposhtën në finalen e Romës, 1-0 Milanin mbas kohës shtesë tue trimfue në këtë garë për të dytin vit radhazi.

Tjetër sukses i dyfishtë në gadishullin Apenin për këtë Juventus, që doket se nuk ka rivalë në Itali.

Gollin e shënoi Alvaro Morata, qe u inkuadrue vetëm nji minutë ma herët.