Juventus godet, gati me marrë yllin e PSG

Ekipi i Juventusit nuk njeh limite, mbasi tashma asht shumë pranë zyrtarizmit të nji tjetër transferimi të bujshëm.

Mesfushori francez i PSG, Blaise Matuidi ka arritë nji marrëveshje me ‘zojën e vjetër’, e cila pritet të shpenzojë 30 milionë euro.

Kampionët francezë kanë kërkue 40 milionë euro për me lanë të lirë Matuidi, por negociatat mes dy ekipeve kanë avancue tue arritë nji gjuhë të përbashkët, shkruen ‘Corriere Dello Sport’.