Juventus tronditet nga ky lajm

Zhvillime të reja të bujshme në hetimet për lidhjet midis Juventusit dhe mafias calabreze ‘Ndrangheta.

Siç shkruen Dagospia, presidenti Andrea Agnelli, rrezikon nji skualifikim prej tre vjetësh, i cili duhej t’i ishte komunikue tre muaj ma parë, por u shty për shkak të finales së Champions League.

Numri nji i bardhezijve asht në bisedime me presidentin e Federatës Italiane, Carlo Tavecchio, tue kërkue me konvertue denimin në sanksion ekonomik.

Federata preferon 10 milion euro, por Juventus shpreson me pague maksimumi 2.5 milionë.