Juventusit i dështon transferi

Juventusi ka dështue në transferimin e mesfushorit francez, Blaise Matuidin nga Paris Saint-Germain.

Mbas këtij dështimi, kampionët e Italisë doket se i kanë hedhë sytë nga Anglia. Por, edhe kësaj radhe për nji tjetër mesfushor të Francës.

Fjala asht për lojtarin e Newcastles, Moussa Sissoko, shkruen e përditshmja sportive italiane, Tuttosport.