Ka mbetë veç edhe ky kombinim që e kualifikon Shqipninë

Shqipnia ende ka gjasa që me u kualifikue në 1/8 e finales së Euro 2016.

Turqia ka mposhtë 2:0 Çekinë, për me kalue Kombëtaren shqiptare në renditjen e vendeve të treta në Euro 2016.

Por, Shqipnia ende nuk asht eliminue dhe këto janë dy opcionet se qysh Shqipnia mundet me u kualifikue:

1. Në Grupin E, Italia duhet me fitue ose barazue me Irlandën, njajtë sikurse edhe Belgjika me Suedinë.

2. Në Grupin F, Hungaria duhet vetëm me mposhtë Portugalinë, ndërsa Islanda me barazue ose mposhtë Austrinë.