“Ka përfundue koha Ronaldos, tash asht ajo e Bale”

Ish reprezentuesi i Wales, John Hartson, mendon se asht vetëm çashtje kohe para se Gareth Bale me kalue Cristiano Ronaldo’n për me u ba lojtari ma i randësishëm te ‘Los Blancos’

Pritet që Bale me luejtë nji rol të randësishëm për Wales në Euro 2016, mbas sezonit fantastik me Real Madridi’n, ku fitoi Ligën e Kampionëve, të dytin mbas tre viteve qëndrimi në Madrid.

“Para se gjithash, Bale nuk asht sulmues që me shenue shumë golla, ai asht anësor, por jam i sigurt se Real’i ka me deshirue me mbajtë edhe ma tej ate”, ka thanë Hartson.

“Bale fitoi dy Champions League mbrenda tre viteve. Jam i sigurt se ata duen me mbajtë ate, për shkak të moshës së re. Natyrisht, Ronaldo ka qenë fenomenal, për shkak të gjithave që ka arritë dhe gollave të shumtë që ka shënue, por mendoj se asht koha që Gareth Bale me u shëndrrue në lojtarin ma të randësishëm te Real’i”, ka shtue Hartson.