Kadri Veseli, fjalë të mëdha për stadiumin e ri të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Hungari, ka vizitue stadiumin “Groupama Arena” në Budapest, nji model i të cilit pritet me u ndërtue së shpejti në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në ambientet e stadiumit me kapacitet prej rreth 24 mijë ulëseve, Veseli u shpreh optimist se së shpejti Republika e Kosovës dhe Hungaria kanë me gjetë marrëveshje për financimin e këtij tipi të stadiumit për përfaqësuesen e Kosovës.

Kryeparlamentari kosovar tha se Kosova ka talentë të shumtë sportivë dhe ndërtimi i këtij stadiumi multidimensional, ka me ju ofrue atyne kushte për me zhvillue edhe ma tej talentin sportiv.

“Stadiumi i përfaqësueses së Kosovës ka me fillue me u ndërtue shumë shpejt, sapo ta përmbyllim marrëveshjen me shtetin hungarez, i cili ka me na mundësue nji kredi me interes shumë të ulët për ndërtimin e stadiumit të përfaqësues tonë në futboll. Të rijtë tanë e meritojnë nji stadium të tillë dinjitoz dhe me standardet ma të nalta të kërkueme nga UEFA. Prandaj, na kemi me ba gjithçka që asht e mundun që ky projekt me nisë me u realizue shumë shpejt”, tha kryeparlamentari Veseli.