Kah po shkon futbolli? Kjo ofertë e kinezëve asht ‘çmenduni’

Ekipet kineze janë tranue totalisht mbasi po shpenzojnë pare pa asnji kontroll veç për me i sjellë futbollistët ma të mirë nga tanë bota.

Simbas lajmeve që vijnë nga Kina, njani prej ekipeve të atjeshme ka dërgue nji ofertë të pabesueshme për sulmuesin argjentinas Carlos Tevez. Kinezët ofrojnë për 32 vjeçarin, besoni apo jo, 37.5 milionë euro për stinor.

Në rast se, Tevez e pranon këtë ofertë nga shteti me popullsinë ma të madhe në botë, ai kishte me u ba futbollisti ma i paguem në planet me 720.000 euro në javë apo 102.000 euro në ditë.