“Kam mendue se po shkoj te Manchester United”

Yaya Toure ka zbulue se ai ka mendue se po transferohej te Manchester United dhe jo Manchester City, mbas largimit nga Barcelona në vitin 2010. Toure u transferue në verën e vitit 2010 në Etihad Stadium nga Barcelona për 24 milionë funta, por ai nuk ishte i sigurt për këtë klub mbas nji keqkuptimi me agjentin.

“Agjenti im m’tha se ekipi im i ardhshëm ishte me fanella të kaltërta dhe i kam pa Manchester United në nji ndeshje me fanella të tilla. Atëherë, Manchester City ishte gjithnji nën hijen e tyne. Ishte e pabesueshme. Manchester United asht klub i madh dhe une i respektoj ata shumë”, u shpreh mesfushori nga Bregu i Fildishtë.