Kampioni i Anglisë e nis keq sezonin e ri

Leicester City asht befasue nga ekipi në krizë Hull City në ndeshjen hapëse të Premier League.

Kampioni i Anglisë asht mposhtë nga “Tigrat” me rezultat 2:1, për me nis me humbje mbrojtjen e titullit.

Gollin e parë për Hull e realizoi Adama Diomande në minutat shtesë të pjesës së parë.

Riyad Mahrez në minutën e parë të pjesës së dytë realizoi nga penalltia për me barazue rezultatin.

“Tigrave” fitoren e parë në Premier League sivjet ua siguroi Robert Snodgrass në minutën e 57.