Kampionja e Europës në boks sonte kthehet në Kosovë, ky asht programi ditor i saj

Kampionja e posashpallun europiane për të reja në boks, Donjeta Sadiku e shoqnueme nga trajneri Besim Brahimi dhe referi Latif Demolli, sonte ka me arritë në Kosovë.

Ata sot kanë me qendrue në metropolin turk Stamboll gjatë tanë ditës, ku kanë me vizitue edhe legjendën e boksit Aziz Salihu, për t’ia prezentue atij medaljen gjatë vizitës në spitalin ku po shnoshet.

Mandej nga Stambolli, në mbramje pritet të nisen në drejtim të Prishtinës.

Arritjen e Donjetës e ka konfirmue edhe kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës, Ramadan Selimi, simbas së cilit, arritja e delegacionit kosovar pritet me mbërri rreth orës 19:45, në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë.