Kangë dhe atmosferë, qe çka po bajnë shqiptarët në mes të Milanos (video)

Ballistët” janë tue ba atmosferë fantastike në Milano dhe atyne ju asht bashkue edhe Kastriot Tusha.

Grupi i tifozëve “Ballistët”, janë mbledh në sheshin “Piazza Dome” në Milano dhe janë tue ba atmosferë fantastike para ndeshjes në “San Siro” mes Milanit dhe Shkëndijës.

Kësaj atmosfere i asht bashkue edhe Kastriot Tusha dhe po knojnë së bashku.

Grupi i tifozëve “Ballistët”, kanë udhëtue për Itali me 20 autobus dhe janë nji numër i madh i tyne në Milano për me përkrah Shkëndijën.

Ata janë mbledh në sheshin “Piazza Dome” dhe janë tue ba atmosferë fantastike para ndeshjes në “San Siro”, ku festës i janë bashkue edhe shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë atje.

Milani dhe Shkëndija do të përballen në “Play Off” të Europa League prej ores 20:45, derisa ndeshja e kthimit zhvillohet në Shkup javën e ardhshme.