Karate apo futboll!

Nji goditje e duhun për diciplinën e karates ishte ajo që u regjistrue në nji ndeshje të futbollit amerikan e që simbas tana gjasave, ka me sjellë pezullimin e gjatë të mesfushorit Romeo Parkes.

Ky i fundit u përfshi në nji konfrontim verbal e ma mbas fizik me Karl Ouimette në ndeshjen që Pittsburgh luejti ndaj ekipit të dytë të New York.

Romeo Parkes mbas përplasjes fillimisht edhe me gjyqtarin, goditi mbas shpine rivalin në fushë, tue u ndëshkue me karton direkt të kuq, ndërsa rrezikon me u dënue shumë nga Diciplina në Major League Soccer.